HOT NEWS
E enjte, 23 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Jahjaga takon futbollistet e klubit të futbollit të femrave, Kosova e Prishtinës
nga AlbaniaSoccer   E martë, 21 Gusht 2012 19:22   pdfShtypEmail

atifete_jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim drejtuesit dhe futbollistet e klubit të futbollit të femrave, Kosova e Prishtinës.

Ky klub sivjet është shpallur kampion i Kosovës, ndërsa ka fituar edhe kupën e Kosovës në futbollin e femrave, kupë të cilën futbollistet ia dhuruan Presidentes Jahjaga.

Presidentja Jahjaga i uroi drejtuesit dhe futbollistet e klubit Kosova e Prishtinës për sukseset e deritashme që kanë arritur në gara dhe u dëshiroi shumë suksese në të ardhmen.


Ajo u premtoi atyre përkrahje për krijimin e kushteve sa më të mira për përparimin dhe masivizimin e futbollit të femrave e sidomos për krijimin e mundësive që sportistët kosovarë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit