Dukagjin Gashi rikthehet te Besa ? | ||||
|
“Kryetari i skuadrës së Besës, Agim Elshani, më ka kontaktuar. Unë kam kontratë me Drenicën edhe për gjashtë muaj, por dëshira ime është të rikthehem në Besë. Pas përfundimit të ndeshjeve të Kupës do të bisedoj me drejtuesit e Drenicës dhe qind për qind në stinorin pranveror do të jam pjesë e Besës”, ka thënë Dukagjin Gashi, i cili ishte pjesë e sukseseve me skuadrën e Besës. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Dukagjin Gashi, në fillim të këtij edicioni ishte transferuar te skuadra e Hysit, por pas një kohë të shkurtër përsëri u rikthye në Drenicë.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3073 |