Faton Zejnullahu është shumë afër Prishtinës | ||||
|
Kapiteni i KF Flamurtari, Faton Zejnullahu, është shumë afër skuadrës së Prishtinës. Sulmuesi shtatëshkurtër ka bërë të ditur se paraprakisht ka rene dakord me kushtet e ofruara nga skuadra kampione, por, sipas tij, ka mbetur të merren vesh dy skuadrat ndërmjet tyre, pasi kontrata me Flamurtarin përfundon në fund të kampionatit. “Jam në kontakt me Prishtinën. Me shume mundesi ne Janare do te veshe fanellën e kësaj skuadre. Jam pajtuar me kushtet e ofruara nga Prishtina. Tani ka mbetur që skuadrat të merren vesh ndërmjet tyre”, ka thënë Faton Zejnullahu, i cili ka marrë shumë oferta nga skuadrat e elitës së futbollit të Kosovës. “Përveç Prishtinës, edhe disa skuadra që bëjnë gara në Raiffeisen Superligë janë interesuar për mua”, ka shtuar ai. Faton Zejnullahu në kampionat ka shfaqur formë të shkëlqyeshme. Padyshim është ndër më dalluarit për sukseset e skuadrës së drejtuar nga Jusuf Tortoshi. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Faton Zejnullahu, edhe me herët ishte kërkuar nga skuadra e Prishtinës.
Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3444 |