Raiffeisen Superliga/ Vëllaznimi fitoi në shtëpi, Hajvalia doli e pamposhtur nga “Riza Lushta” | ||||
|
Vëllaznimi ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri në Raiffeisen Superligë, pasi të dielën në Gjakovë e ka mposhtur Trepçën, në kuadër të javës së 3-të, me rezultat 1:0. Golin e fitores për gjakovarët e realizoi Gjergj Bushaj, me gjuajtje me kokë, në minutën e 2-të pas harkimit të Robert Gjerajt nga krahu i djathtë. Ndërkohë, skuadra e Hajvalisë ka arritur të shkëpusë një pikë si mysafire në Mitrovicë, duke e mbyllur sfidën kundër Trepçës’89, të dielën, në stadiumin “Riza Lushta”, me rezultat 1:1. Loja e treguar nga të dyja skuadrat ishte mjaft e mirë dhe dinamike. Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me golin e shënuar nga Festim Krasniqi, në minutën e 55-të, por vetëm 11 minuta më vonë shifrat i barazoi Shemsi Osmani, pas një asistimi të mirë të Isuf Llumnicës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2992 |