Sot janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Republikës së Kosovës në futboll. Në asnjërën prej ndeshjeve nuk pati befasi, pasi skuadrat që llogariteshin favorite në letër u kualifikuan në rrethin e dytë. Rezultatet: Drita-2 Korriku 2:1 Ulpiana-Gjilani 3:1 Flamurtari-Trepça 2:4 Ramiz Sadiku-Llamkos Kosova 0:2 Trepça’89 – Rilindja 6:0 Drenica – Arbneshët 7:0 Deçani – Vëllaznimi 1:1, pas vazhdimeve 1:2 Feronikeli - Tefik Çanga, zhvillohet nesër nga ora 13.00 në Drenas.
Pa lojë në rrethin e dytë janë plasuar: Prishtina, Hajvalia, Besa, Istogu, Hysi, Fushë Kosova dhe Ferizaj. Tërheqja e shortit për rrethin e dytë është paraparë për datën 30 tetor në orën 12.00 në lokalet e FFK-së, ndërsa ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 7 nëntor.
|