Raiffeisen Superliga/ Trepça'89 rikthehet në pozitën e parë | ||||
|
Skuadra e Trepçës’89 është rikthyer në pozitën e parë në renditjen e Raiffeisen Superligës, pasi sot ka shënuar fitore në derbin lokal kundër Trepçës, në kuadër të javës së 7-të, me rezultat 1:0. Kësisoj, Trepça’89 ka shfrytëzuar barazimin e Prishtinës në Vushtrri kundër Llamkos Kosovës dhe tashmë kryeson me një pikë më shumë se skuadra kampione në fuqi. Golin e vetëm në sfidën e zhvilluar në “Riza Lushta” e realizoi Lorik Maxhuni, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Shemsi Osmanit. Me të njëjtin rezultat (1:0) fitores si vendas i është gëzuar edhe Feronikeli në duel me Vëllaznimin. Golin për tri pikë tejet të rëndësishme për skuadrën e Ramiz Krasniqit e ka shënuar Fitim Haliti, në minutën e 88-të. Ndërkohë, Hajvalia është treguar bindshëm më e mirë se sa Liria, duke e mposhtur me rezultat 3:0. Në anën tjetër, Drenica ka vazhduar rekordin e barazimeve, kësaj radhe duke arkëtuar një pikë në duel me Hysin në Merdar. Për skuadrën kuqezi nga Skënderaj ky ishte barazimi i shtatë në këtë edicion. Trepça'89-Trepça 1:0 2 Korriku – R. Sadiku 3:1 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5698 |