Raiffeisen Superliga/ Llamkos Kosova e befasoi Dritën në Gjilan | ||||
|
Sot janë zhvilluar katër ndeshje të javës së XV në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Befasinë e kësaj jave e përgatiti skuadra e Llamkos Kosovës, e cila arriti ta mposhtë Dritën në Gjilan, me rezultat 4:0. Për fitoren e tretë të vushtrriasve në këtë edicion u përkujdesën Valdrin Rashica, me golat e shënuar në minutat 19’ e 75’ dhe Labinot Jetullahu 60’ e Daut Maxhuni 80’. Ndërkohë, Besa vazhdoi serinë pozitive, duke shënuar fitore para tifozëve të vet kundër Hajvalisë, me rezultat 1:0. Deri te tri pikët e reja pejanët arritën me mjaft vështirësi, në saje të golit të shënuar nga kapiteni Haxhi Zeka, në minutën e 89-të, me një gjuajtje nga distanca prej 20 metrash. Dy sfidat e tjera të ditës së sotme u mbyllën pa fitues, ashtu sikurse kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së shtunë. Trepça’89 nuk arriti t’i gëzohet fitores para tifozëve të vet në duel me Feronikelin, duke e mbyllur sfidën pa gola, derisa ballafaqimi i skuadrave të rrezikuara ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit, që u zhvillua në Gjakovë u mbyll me shifrat 1:1. Të parët në epërsi kaluan prizrenasit, me golin e shënuar nga Agron Skeraj, në minutën e 12-të, por vetëm pesë minuta më vonë rezultatin e barazoi Ylber Myrta. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7318 |