“Tips Elit” është projekti më i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës. Ky projekt ka për qëllim koordinimin dhe organizimin e akademive të futbollit në klubet e Superligës, në koordinim me kriteret për punë me grupmosha të reja në kuadër të UEFA-s dhe FIFA-s. Projekti ka si objektiv të koordinojë dhe harmonizojë veprimtarinë e grupmoshave të reja në fazën e edukimit dhe fazën e parapërgatitjes së lojtarëve për hapin e elitës. Projekti është në fazën finale para dorëzimit dhe FFK fton të gjitha klubet e Superligës, konkretisht drejtorët apo përgjegjësit e shkollave në klube të jenë pjesë e informimit dhe debatit, me qëllim që ky projekt të jetë sa më integrues në klubet tona.
Projekti “Tips Elit” Pjesëmarrëse: Klubet e Raiffeisen Superligës Data e takimit: 28 mars 2013 Vendi i takimit: Shtëpia e Sportit, kati i 4 Koha e takimit: 13.00-15.00 Tema: Projekti ‘Tips Elit’ Ftohen: Drejtorët e shkollave apo përgjegjësit e shkollave në klubet e Raiffeisen Superligës. Organizatore: FFK Përgjegjës për informimin e projektit: Albert Bunjaki, Muharrem Sahiti Pjesëmarrja është obligative për klubet e elitës për të qenë pjesë e projektit “Tips Elit”
 |