Raiffeisen Superliga/ Fitore e rëndësishme e Llamkos Kosovës në duel me Drenicën | ||||
|
Dje janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 28-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra e Llamkos Kosovës ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Drenicën, me rezultat 2:1, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës në elitë. Pas kësaj fitoreje vushtrriasit janë ngjitur në pozitën e tetë, me 29 pikë, një më shumë se Drenica, e cila tashmë e sheh veten në pozitën e 10-të, që në fund të kampionatit dërgon në barazh. Mysafirët shënuan të parët nëpërmjet Granit Çekajt, në minutën e 11-të, por nuk arritën ta ruajnë këtë epërsi, pasi Labinot Osmani shënoi dy herë, në minutat 45 e 52, për ta përmbysur rezultatin dhe për t’ia siguruar fitoren Llamkos Kosovës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5527 |