Valdet Shoshi : Dua Kupen e Kosoves | ||||
|
“Ia kam dorëzuar listën e lojtarëve kryesisë së klubit për ta përforcuar skuadrën. Jemi në kontakte me disa futbollistë, por ende s’ka asgjë konkrete në këtë drejtim”, ka thënë Shoshi. “Besoj se kryesia e klubit do të angazhohet maksimalisht që të sjellë freskime në skuadër, në mënyrë që pjesën e dytë të garave ta presim sa më të përgatitur”. Sipas strategut Shoshi, skuadra e tij në pranverë do të jetë dukshëm më e fortë. Ai beson se rezultatet pozitiv dhe paraqitjet e mira s’do t’i mungojnë Drenicës. “Besoj se me punën që do të bëhet gjatë përgatitjeve, por edhe me fondin e lojtarëve, duke mos harruar përforcimet e mundshme që do të vijnë në skuadrën tonë, Drenica do të jetë shumë më e fortë në çdo segment në garat pranverore. Objektivi ynë është plasmani sa më i lartë në renditjen tabelore si dhe gara për Kupën e Republikës së Kosovës, madje fokusimi ynë kryesor do të jetë beteja për ta fituar Kupën e Kosovës”, ka thënë trajneri i Drenicës, Valdet Shoshi, i cili ka shtuar se “më 15 janar parashikohet të nisin përgatitjet për stinorin pranveror”.
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3000 |