Arsim Thaçi : Superliga me superiore se Liga e Pare | ||||
|
Trajneri i skuadrës së 2 Korrikut, Arsim Thaçi, ka thënë se dallimi në mes të Superligës dhe Ligës së Parë është i dukshëm. Ndërsa sa i përket rezultateve të arritura, është i kënaqur, kurse është pajtuar që me skuadrën e tij edhe në edicionin e ardhshëm të bëjë gara në Ligën e Parë. “Dallimi në mes të Superligës dhe Ligës së Parë është i dukshëm si për nga cilësia ashtu edhe për nga organizimi. Sa i përket rezultateve të arritura, nuk mund të them se s’jam i kënaqur, por ne synojmë që në fund të kampionatit të pozicionohemi në mesin e tabelës. Jemi të interesuar të investojmë në infrastrukturën e stadiumit”, ka thënë Arsim Thaçi. Strategu i njohur nuk e ka përjashtuar mundësinë që skuadra e tij të bëjë ndonjë transfer me emër në këtë miniafat kalimtar. “Është shumë vështirë të gjesh ndonjë futbollist cilësor të lirë, pasi shumica nga ta janë të angazhuar në Superligë dhe kanë kontrata me skuadrat e tyre, por besoj se do të gjejmë ndonjë futbollist cilësor dhe ta angazhojmë gjatë muajit janar”, ka shtuar Thaçi. Skuadra “verdheblu” pas stinorit vjeshtor renditet në pozitën e trembëdhjetë me 15 pikë të tubuara.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2830 |