Ylli Hoxha : Dua titullin dhe Kupën e Kosovës | ||||
|
Përforcimi i ri i nënkampionit, Hysit, Yll Hoxha, ka thënë se ndihet i lumtur që është bërë pjesë e skuadrës së Hysit. Hoxha në edicionin e fundit ka milituar në futbollin e Finlandës, dhe se, sipas tij, kushtet e mira që ia ka ofruar Hysi, kanë qenë shkaqet për t’u kthyer në futbollin e Kosovës. “Ka qenë e pamundur të refuzohet oferta e Hysit. Ajo ma ndryshoi mendjen që të rikthehem në vendlindjen time. Jam i lumtur që rikthehem në futbollin tonë, madje në një skuadër të mirë siç është Hysi”, ka thënë Hoxha, i cili ka shtuar se “kontrata ime me Hysin është dyvjeçare”. Sipas ish-futbollistit të Prishtinës, Yll Hoxhës, skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë që ta arrijë titullin e kampionit. Ai është i bindur se Hysi do të triumfojë edhe në garat e Kupës së Kosovës. “Kemi një skuadër mjaft të mirë, e cila ka futbollistë të shquar. Me fondin e lojtarëve që e kemi, por dhe me punën që do të bëhet gjatë përgatitjeve, jam i bindur se Hysi do të triumfojë në të dy frontet: Titullin e Kampionit dhe Kupën e Kosovës”, ka theksuar Hoxha. Duhet theksuar se drejtuesit e Hysit, përveç angazhimit të Yll Hoxhës, pak ditë më parë kanë arritur marrëveshje edhe me Fisnik Papuçin e Drilon Dragushën (Vëllaznimi), kurse dy ditë më parë ka emëruar në krye të bankinës strategun e njohur Hysni Maxhunin.
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3026 |