Agim Hasani: Titullin po e leme per te tjeret | ||||
|
Alban Guci e Armend Kastrati ende në “radarin” e kuqezinjve
Skuadra nga “Xhemail Ibishi” tashmë ka sjellë përforcimin e parë. Valon Seferi, ish-lojtar i Ferronikelit, tani e tutje do t’i mbrojë ngjyrat “kuqezi”. Sipas Hasanit, janë duke vazhduar negociatat edhe me Alban Gucin e Lirisë dhe Armend Kastratin e Dritës. “Çështja e Gucit ishte mbyllur ditë më parë, mirëpo prapë kemi rinisur negociata me të. Në bisedime jemi edhe me Armend Kastratin e Dritës, mirëpo me të dy lojtarët ende s’ka asgjë konkrete. Shpresoj se me dy futbollistët në fjalë negociatat do të përfundojnë pozitivisht”, ka theksuar Hasani.
Flamurtari më 10 janar nis përgatitjet
Sipas drejtorit Agim Hasani, Flamurtari më 10 janar do t’i nisë përgatitjet për sfidat pranverore. Ai thotë se një pjesë e stërvitjeve do të mbahen në Antalia të Turqisë. “Përgatitjet parashikojmë t’i nisim më 10 janar. Fillimisht stërvitjet do të mbahen në terrenin tonë, më pas një pjesë të tyre do ta mbajmë në Antalia të Turqisë”, ka përfunduar Hasani. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3749 |