Ahmet Morina : Koha e ndryshimeve te Vëllaznimi | ||||
|
Menaxheri i skuadrës elitare, Vëllaznimit të Gjakovës, Ahmet Morina, ka thënë se do të ketë ndryshime në skuadrën e tij. “Kuqezinjtë” e Gjakovës, në bazë të statistikave si dhe rezultateve të arritura në sezonin vjeshtor, ishin në një nga skuadrat më të dobëta. Ata kishin të rrezikuar seriozisht statusin e anëtarëve të Superligës së Kosovës në Futboll. Sipas Morinës, brenda dy ose tri ditësh skuadra do t’i sjellë përforcimet e para në këtë miniafat kalimtar.
Fetahu e Zhjeçi afër marrëveshjes me Vëllaznimin
“Jemi duke i vazhduar intensivisht negociatat me sulmuesin Enis Fetahun dhe mbrojtësin Arben Zhjeçi. Besoj se brenda dy ose tri ditësh do të vendoset për këta dy lojtarë”, ka thënë Morina. Fetahu e Zhjeçi në sezonin e fundit ishin pjesë e Trepçës së Mitrovicës, skuadër kjo që doli kampione vjeshtore. Menaxheri Morina ka pohuar se në opsion janë edhe dy lojtarë të tjerë, por që Morina i mban sekret emrat e tyre. “Përveç negociatave që jemi duke i zhvilluar me Fetahun e Zhjeçin, jemi duke biseduar edhe me dy futbollistë të tjerë. Mendoj se gjithçka do të vendoset brenda pak ditëve”, ka theksuar Morina, i cili ka shtuar se do të ketë ndryshime pozitive në klub. “Në skuadrën e Vëllaznimit, përveç negociatave për të transferuar ndonjë lojtar, ne do t’i lirojmë lojtarët që për momentin s’mund të llogarisim në ta. Gjithsesi se do të ketë ndryshime në skuadër”, ka pohuar Morina. Kujtojmë se gjakovarët tashmë kanë sjellë në krye të Shtabit Teknik strategun e njohur, Ajet Shoshollin. Objektiv primar i Vëllaznimit, në pjesën e dytë të garave, mbetet ekzistenca në elitën e futbollit të Kosovës.
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3027 |