Ndryshime në Shkollën e Futbollit Prishtina | ||||
|
Munishi zëvendëson Kollarin  Ish-sulmuesi i disa skuadrave të Kosovës, Kushtrim Munishi, është emëruar drejtor i Shkollës së Futbollit Prishtina. Ai e ka zëvendësuar Besnik Kollarin, i cili tashmë e drejton skuadrën e te rriturve të Prishtinës  Fatmir Bytyçi  Prishtinë, 10 gusht - Ish-sulmuesi i njohur i futbollit të Kosovës, Kushtrim Munishi, është emëruar drejtor i Shkollës së Futbollit Prishtina. Munishi në këtë post e ka zëvendësuar Besnik Kollarin, i cili pak ditë më parë ka marrë përsipër ta drejtojë skuadrën e seniorëve të këtij klubi. “Oferta e drejtuesve të Klubit Prishtina, për ta drejtuar Shkollën e Futbollit, ka qenë e mirë, prandaj nuk kam hezituar ta pranoj këtë ofertëâ€, ka thënë Munishi. “Do të angazhohem maksimalisht të krijoj shkollë profesionale, ku do të mund të nxjerrim talentë të futbollitâ€, ka thënë Munishi. Ai dëshiron që një ditë të bëhet trajner i ndonjë skuadre të elitës së futbollit tonë. Ai beson se mund të drejtojë një skuadër të Kosovës. “Tashmë kur jam pajisur me licencën A të UEFA-s, dëshira ime është që një ditë të drejtoj një skuadër të elitës së futbollit të Kosovësâ€, ka thënë Munishi. Kujtojmë se Munishi dy vjet më parë ishte larguar nga futbolli aktiv, ndërsa pak ditë më parë në Tiranë ka marrë licencën A të UEFA-s. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3877 |