Gjashte shqiptare ne U-21 te Maqedonise | ||||
|
Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll (U-21), Boban Babunski, edhe zyrtarisht ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese ndaj Anglisë (4 shtatorë) dhe Lituanisë (9 shtatorë) që do të zhvillohen në Prilep, duke filluar në ora 15:30. Nga futbollistët shqiptarë janë ftuar gjashtë lojtarë: Sevdail Selmani (Bajer Leverkuzen), Muarem Muaremi (Rabotniçki), Agim Ibraimi (Olimpija), Samir Fazli (Herenven), Muzafer Ejupi (Vardar) dhe Betim Aliu (Kups). "Jam i gëzuar nga ftesa që më është bërë dhe besoj se e kam merituar, pasi që me lojërat që jam duke i treguar në Finlandë jam afër largimit nga Kups, për shkak se disa ekipe kanë shpreh interes për shërbimet e mija", tha Aliu. Ai shtoi se ndeshja me Anglinë do të jetë takim shumë i rëndë. "Babunski i din kualitetet e mia dhe besoj se në ndeshjen ndaj Anglisë unë do të jem në formacion. Ky ballafaqim do të jetë i rëndë, sepse dihen kualitet e kësaj përfaqësuese. Mirëpo ne do të luftojmë maksimalisht që t'ia dalim mbanë", pohoi Betim Aliu  Portiere: Kristijan Naumovski - Rabotnicki Marko Jovanovski - Vardar  Mbrojtes: Aleksandar Lazevski - Teleoptik, Serbia Daniel Georgievski - Međimurje, Croatia Betim Aliu - KuPS, Finland Kirce Ristevski - Pelister Dino Najdoski - Vardar Vladimir Dimitrovski - Metalurg  Mesfushore: Dragan Stojkov - Napredak, Serbia Sevdailj Selmani - Bayer Leverkusen, Germany Marko Pavlov - Real Betis, Spain Antonio Stankov - Roda, Netherlands Stefan Spirovski - Pelister Muarem Muarem - Rabotnicki Ivan Nastovski - Makedonija Gjorce Petrov Marko Kostencovski - Vardar  Sulmues: Agim Ibraimi - Olimpija Ljubljana, Slovenia Samir Fazli - Heerenveen, Netherlands Mirko Ivanovski - Makedonija Gjorce Petrov Filip Petrov - Vardar Dragan Georgiev - Turnovo Muzafer Ejupi - Vardar Gjorgji Zarevski - Sileks Ilija Nestorovski - Pobeda     Avdyl Salihu Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6128 |