Liga Evropes - Milano turpërohet në Kumanovë | ||||
|
Futbollistët e Milanos kanë përjetuar një humbje të turpshme në terren të vet nga Sllaven Belupo me rezultat 4-0, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues. Katër golat Milano i ka pranuar në pjesën e parë, kur tre gola i shënoi Vojnoviç dhe një gol tjetër nga Csizmadia. Pas përfundimit të lojës, trajneri i Milanos, Erkan Jusuf theksoi se mysafirët kanë fituar me meritë, edhe pse ata kanë mundur të tregojnë një paraqitje më dinjitoze. “Slaven Belupo është treguar skuadër më cilësore se ne dhe mendoj se me meritë kanë fituar. Ndërsa sa i përket lojës sonë do të them se në momentet e fundit më është bërë e ditur se lojtarët serb nuk do të kenë të drejtë lojë, sepse nuk iu kanë arritur certifikatet nga klubet e tyre. Për këtë shkak isha i detyruar të fusë në lojë lojtarë të ri dhe pa përvojë. Sikur të luanim me formacionin që e pata menduar nuk besoj se do të përjetonim humbje të thellëâ€, është shprehur pas takimit, Erkan Jusuf. Në këtë ndeshje pas pothuajse dy viteve të plota është aktivizuar edhe mesfushori Avni Aziri, i cili edhe pse dha maksimumin nuk ia doli ta shpëtojë ekipin kumanovar nga katastrofa me Slaven Belupon. Ky rezultat e vë Milanon në cilësi vetëm të mysafirit në ndeshjen e kthimit në Koprivnicë, pas një javësh, kurse kroatët që tani mund të mendojnë për turin e tretë në Uefa Europa League.
Milano (Kumanovë) - Slaven (Koprivnica) 0:4 (0:4) Shenues: 26 'Csizmadia, 39' 41 '44' Vojnoviç
Milano: Markovski, Cecelia, Aliji (46 'Ziba), Shabani, Aziri, Lazarev (66' Beluli), Limani, Trajkovski, Brando (46 'Stojanoviç), Bogatinov, Alimi.
Slaven: Rodiç, Rogulj (46 'Lapiç), Poldrugaç, Vojnoviç (77' Poredski), Posavec (56' Safariç), Bilen, Puriç, Vruçina, Juriç, Marash, Csizmadia. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6018 |