Maqedonia/ FFM dënoi Shkëndijën dhe Teteksin me të holla, heqje pikësh dhe ndeshje pa publik | ||||
|
Komisioni diciplinor pranë FFM-së doli sot me vendimin përfundimtar në lidhje me incidentet në ndeshjen e xhiros së fundit në sezonin vjeshtor mes skuadrave të Teteksit dhe Shkëndisë, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin e Gjorçce Petrov në Shkup e cila u ndërpre pas problemeve që ndodhën në fushën e lojës, ku pas hyrjes së disa tifozëve të Teteksit në teren, futbollistët e Shkëndisë e lëshuan fushën duke e lënë lojën të pa përfunduar. FFM-ja vendosi që Teteksin e cila ishte organizatore e ndeshjes ta dënojë me gjashtë ndeshje pa tifozë për lëshime në aspektin organizativ, ndërsa Shkëndisë do ti minusohen tre pikë. FFM ka marrë vendime edhe për dënime financiare për klubët, ku Teteksin e ka dënuar me 4500 euro për mjetet pirroteknike të hedhura në fushë, ndërsa Shkëndinë me 2500 euro për lëshimin e fushës para përfudnimit të lojës. Komisioni diciplinor gjithashtu sanksionoi përfaqsuesin e Shkëndisë Fikret Shaqiri me 12 muaj mos pjesmarrje në aktivitetet futbollistike në vend, ndërsa procedurat e ngritura kundër trajnerit Artim Shaqiri dhe kapitenit Muhamed Useini u rrëzuan në mungesë të fakteve kundër të njejtëve. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6227 |