Dje u hodh shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll. Shorti deshi që finalja e edicionit të sivjetshem të zhvillohet para kohe pasi forcat mes tyre do ti masin Shkëndija dhe Vardari. Dyshen e dytë gjysmëfinale e përbëjnë Sileksi dhe Teteksi. Përballja e parë mes dy skuadrave “kuq e zi” do të zhvillohet në Tetovë edhe atë më 17 prill 2013-të, ndërsa ajo e kthimit do luhet më 2 maj 2013. Në ndeshjen e dytë prites do të jetë Sileksi, ndërsa përballja e kthimit do të luhet në Tetovë.
Kupa e Maqedonisë, gjysmëfinalja: Shkëndija – Vardari Sileksi - Teteksi
 |