Kupa Maqedonisë/ Shkëndijës i përsëritet historia në finale të kupës | ||||
|
Sa i përket ndeshjes, ajo nisi shumë mirë për Shkëndijën, e cila në minutën e 15-të erdhi në epërsi me golin e Ejupit, pas një asistimi fenomenal të Pollozhanit. Minuta e kobshme për Shkëndijën ka qenë e 24-ta, kur portieri Velii panevojë luajti me dorë jashtë zonës së rreptësisë, ndërsa referi Stavrev i tregoi kartonin e kuq. Trajneri Artim Shaqiri ishte i detyruar të bëjë zëvendësim, duke nxjerrë nga loja Ardit Shaqirin dhe në vend të tij të inkuadrojë portierin e ri dhe papërvojë Nuhiu. Në minutën e 70-të Teteksi brazoi në 1-1 me golin e Micevskit, i cili me mençuri u shërbye nga Iseni dhe nga 18 metra shënoi gol. Deri në fund të takimit nuk pati ndonjë rast që duhet veçuar. Në lojën shtesë të dyja ekipet patën nga një mundësi, por që nuk dhanë sukses. Më pas Teteksi dhe Shkëndija sikur pritnin 11-shat për të vendosur fituesin e Kupës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5036 |