Kategoria e Pare/ Partizani-Elbasani 1:0 | ||||
|
Rizvanolli i jep fitoren dhe vendin e trete te kuqve Ndeshja e prapambetur e Kategorise se Pare ndermjet Partizanit dhe Elbasanit e vlefshme per Javen e XXV ka perfunduar me fitoren minimale te vendasve 1-0. Ka qene mesi i pjeses se pare ku nga nje gabim i lojtareve verdheblu brenda zones se tyre ka perfituar sulmuesi Rizvanolli i cili ka shenuar duke i dhene avantazhin e perkohshem, por qe ne perfundim te 90-minutave ka rezultuar deciziv. Nje loje e vaket ne fushen e blerte nga te dyja skuadrat ku gjate gjithe lojes nuk jane gjuajtur me shume se tre here sebashku ne drejtim te dy portat respektive. Trajneriu Haxhiu ka dal fitues mbi kolegun e tij Alimehmeti, i cili ka gabuar jo pak taktikisht sot ne vendosjen e skuadres. Lojen me te bukur ne kete perballje te kategorise se pare e kane zhvilluar te dy tifozerite ne shkallet e stadiumit. Te dyja per paraqitjen e bere meritojne noten dhjete. Tifozeria e kuqe me te shumte ne numer me ne krye tifo-grupin “Guerrils e kuq”, nuk kane pushuar per asnje moment se mbeshteturi ekipin e tyre te zemres. Nen reshjet e shiut ata ata nuk pushonin duke brohoritur duke na kujtuar per nje cast tifozet e zjarrte te Liverpulit te madh. Nga krahu tjeter tifozeria verdheblu me ne krye tifo-grupin “Tigrat verdheblu”, kane bere te njeten gje per skuadren e tyre te zemres. Te dy tifozerite nuk jane ofenduar perkundrazi ne perfundim te ndeshjes i kane shtrenguar doren njeri-tjetrit, duke dhene nje shembull te mire per futbollin tone te “dhunuar” tashme.
SKEDA Skeda Partizani 1 Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4656 |