Besnik Kapllanaj : Bylisi do luaj ndershmerisht deri ne fund te kampionatit | ||||
|
Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj skuadra e te cilit udheheq me merite Kategorine e Pare ne kuoten e 63-pikeve ka premtuar se skuadra e tij do te zhvilloje nje loje te paster dhe te ndershme deri ne fund te kampionatit. Ne kater javet e mbetura skuadra e Bylisit do te ndeshet me skuadra si Lushnja, Kamza apo Elbasani te cilet po luftojne per te siguruar vendin e dyte qe te dergon direkt ne Kategorine Superiore. “Une premtoj qe skuadra ime do luaj paster dhe ndeshmerisht keto kater jave te mbetura ashtu sic kemi luajtur deri me tani. Na duhet dhe nje pike per te siguruar dhe matematikisht vendin e pare. Nuk do te tolerojme ndaj asnje skuadre pasi nuk dua qe te bej armiq tifoze te skuadrave te cilat po luftojne per tu ngjitur ne Superiore. Nese na mundin do na mundin me zotesi, por jo se ne do tolerojme. Mund te fusja dhe skuadren e te rinjve, por kam preferuar ta perfundoje ashtu sic e fillova kete kampionat”, ka perfunduar presidenti i Bylisit z.Kapllanaj. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4788 |