Incidente ne ndeshjen Luftetari – Kamza !!! |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 08 Maj 2010 20:52 |  |  |  | |
Ndeshja Luftetari –Kamza e perfunduar me rezultatin 1:2 nuk ka kaluar pa incidente. Nje ndeshje e fituar me plot polemika nga ana e Kamzes. Kjo fitore do e dergoje kete ekip ne Play-Off, dmth nje shans per tu futur ne Superlige. U vu re se grupi lojtareve gjirokastrit ishte i percare, disa lojtare luanin per Partizanin kurse disa te tjere per Kamzen. Incidenti i pare ka ndodhur me kapitenin e Luftetarit, Neritan Novi. Trajnjeri ka kerkuar ta zevendesoje po Novi nuk ka pranuar pas shume debatesh edhe ne dhomat e zhveshjes. Ndersa incidenti tjeter ka ndodhur ne momentin e golit te Luftetarit. Menjehere pas golit tifozeria vendase ka filluar te therrase: “ Partizan, Partizan dhe aty kane lindur replika te forta me stolin e Kamzes”!. Ne perfundim te ndeshjes tifozet kane shenjestruar lojtaret qe kane toleruar duke i ofenduar madje dhe tentuar per ti gjuajtur me objekte te ndryshme. Kliton Guce
 |