HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Elbasani njezeri : FALEMINDERIT PRESIDENT ARBEN LAZE!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 21 Maj 2010 02:22   pdfShtypEmail

flm_arben_laze_thumbSkuadra verdheblu e Elbasanit eshte rikthyer ne Kategorine Superiore aty ku dhe e ka vendin, nje nga skuadra qe ka fituar dy here kampionatin Shqipetar.

24-Dhjetori i 2008 do te ishte nje dite "vrasese" per qytetin e Elbasanit kur ne media te ndryshme eshte lajmeruar arrestimi i presidentit te Elbasanit z.Arben Laze. Ne qytet kishte rene "zia" dhe askush nuk e besonte qe presidenti i tyre i adhuruar ishte arrestuar.

Ne c’do kafene vetem per te flitej. Njeriu qe beri nje qytet te tere te festonte ne vitin 2006 titullin si fitues i Kampionatit Kombetar me Elbasanin duke e shpallur skuadren per te dyten here kampione te Shqiperise pas plote 21-vjetesh. Laze njeriu qe ktheu mbushjen plot e perplot te stadiumit te Elbasanit "Ruzhdi Bizhuta", por jo vetem te tij, por te cdo stadium tjeter ku luante skuadra verdheblu duke e kthyer ne nje feste cdo ndeshje te skuadres te drejtuar nga ai. President Arben Laze ishte nder iniciatoret per rikthimin e gjinise femerore ne shkallet e stadiumit dhe kesaj ai ja arriti me se miri. Mjafton te kujtojme qe ndeshjet e luajtura ne qytetin e Elbasanit ndiqeshin nga me shume se 500-femra kur ne stadiumet e tjera te Shqiperise ky numer do te ishte komod te arrihej dhe me gjinine mashkullore.

Nje njeri qe adhurohej e respektohej dhe vazhdon te respektohet ne qytetin e Elbasanit. Nje person mjaft i dashur si me lojtaret dhe me tifozerine. Nje president qe nuk fuste hundet kurre ne formacionin e trajnerit, por qe dinte te bente me se miri detyren e tij si president.

Ne momentin qe Laze u arrestua skuadra e Elbasanit gjithmone e me shume i afrohej "humneres", qe mbante emrin Kategori e Pare. Pavaresisht qe ne gjirin e saj kishte emra te medhenj te futbollit shqipetar madje nje pjese e mire e tyre kane kontribuar per ta nxjerrur dhe kampione nuk ja arriten te mbanin skuadren verdheblu mes me te mireve te vendit duke e rrezuar nje kategori me poshte.

Kjo ishte goditja e dyte per presidentin Arben Laze pas arrestimit. Nga hekurat e burgut ai i kishte bere disa here thirrje lojtareve te luanin per fanellen dhe per te, per te mbajtur skuadren mes me te mireve, por thirrjet e tij shkuan ne vesh te shurdher. Te vetmit qe degjuan presidentin e tyre dhe qe se tradhetuan per asnje moment ishin tifozet me ne krye tifo grupin "Tigrat Verdheblu" qe per cdo cast i qendruan prane ekipit duke e mbeshtetur nga shkallet e stadiumit. Ne cdo stadium te Shqiperise megjithese presidenti tyre ndodhej ne qelite e burgut ata nuk rreshten kurre se pushuari duke brohoritur emrin e tij dhe duke i kujtuar atij qe gjithmone jane prane tij pasi eshte nje person i mire dhe eshte nje idhull per ta.

Ndeshja e fundit me Partizanin ishte mjaft e dhimbshme per tifozerine verdheblu tek i shihje te dilnin nga stadium kombetar "Qemal Stafa" me lote ne sy. Nuk do mjaftoheshin me kaq ata njerez qe hodhen Elbasanin nje kategori me poshte, por fill pas mbarimit te ndeshjes me Partizanin te humbur me rezultatin 2-1 nuk nguruan te shkonin neper Pub-et e ndryshme te kryeqytetit madje njeri prej tyre dhe te festonte me tifozerine e kuqe duke harruar qe mbante veshur nje tjeter fanelle dhe paguhej nga presideni Arben Laze. Kjo ishte nje goditje mjaft e madhe si per Lazen edhe per tifozerine verdheblu.

Nga qelite e burgut bossi i Elbasanit premtoj qe do te rikthente skuadren verdheblu ne Superiore brenda nje sezoni dhe ja arriti qellimit. Laze eshte nje njeri qe mban fjalen. Kur mori drejtimin e skuadres premtoi qe do ta shpallte kampion dhe ja arriti. Premtoi rikthim mes me te mireve dhe e realizoi. Tani ka premtuar qe shume shpejt qyteti Elbasanit do te festoj si ne vitin 2006 duke e nxjerrur per te treten here kampione skuadren e Elbasanit.

Ne ndeshjen e fundit me Bylisin gjithe qyteti Elbasanit nje zeri ka brohoritur : "FALEMINDERIT PRESIDENT ARBEN LAZE"

Klevis Bejkolli


busy
komente