HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Liridon Kukaj e kërkon gjysma e elitës shqiptare
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 02 Qershor 2010 11:21   pdfShtypEmail
Liridon_KukajFutbollisti i Gramozit të Shqipërisë, Liridon Kukaj, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e tij në skuadrën shqipetare.

Ish-futbollisti i Prishtinës, Liridon Kukaj, ka thënë se ndihet i lumtur për atë që ka treguar me skuadrën e tij gjatë sezonit i cili përfundoi pak ditë më parë.

“Jam i kënaqur me paraqitjet e mia në skuadrën e Gramozit. Edhe drejtuesit e klubit janë shprehur të kënaqur me paraqitjet e mia”, ka thënë Kukaj. Ai ka shtuar se ka oferta të mira nga disa klube të mëdha të Shqipërisë. Kukaj thotë se e ardhmja e tij do të jetë në një klub ku do të mund të luajë në kupat evropiane.

“Kam ofertë nga disa skuadra të mëdha të elitës së futbollit të Shqipërisë. Janë pesë skuadra te kreut të tabelës që kërkojnë shërbimet e mia. Jam duke i shqyrtuar të gjitha ofertat që kanë ardhur në adresën time. E ardhmja ime do të jetë në një skuadër e cila do të jetë pjesë e kupave evropiane”, ka thënë Kukaj.

Sipas tij, ofertat nuk mungojnë as nga skuadrat e Kosovës e as të Maqedonisë.

“Ofertë kam edhe nga kampionia e Maqedonisë, Renova, si dhe nga skuadra Shkëndija e Tetovës, e cila me këmbëngulje kërkon shërbimet e mia. Por interesim për mua kanë shprehur edhe disa skuadra të elitës së futbollit të Kosovës. Besoj se brenda pak ditësh do të vendos për të ardhmen time”, ka theksuar Kukaj, i cili ka qenë pjesë e ndeshjes rivale në mes të Gramozit dhe Real Madridit, e luajtur kohë më parë në “Qemal Stafa”.

I “harruar” nga përzgjedhësi

Liridon Kukaj është një nga futbollistët e shquar që në vitet e fundit ka treguar formë shumë të mirë në futbollin e Shqipërisë dhe në skuadrat shqiptare të Maqedonisë. Por për çudi ai ende nuk ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

“Nuk kam marr asnjë ftesë nga përzgjedhësi Bunjaku. Nuk e di arsyen pse nuk më ka ftuar, por unë jam i gatshëm t’i përgjigjem ftesës së mundshme nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës. Bunjaku është ai që vendos për të ftuarit në përfaqësuesen e Kosovës”, ka thënë Kukaj.

Fatmir Bytyci


busy
komente