Partizani ka gjetur me ne fund nje strehe ku te fuse koken dhe te beje stervitje normalisht. Te kuqte kane filluar sot stervitjen ne dreke te Ish Shkolla e Bashkuar e Oficereve duke prekur ne nje fushe stervitore pas shume kohesh vrapime te liqeni. Ne oren 14:00 ne drejtimin e trajnerit Neptun Bajko Partizani ka filluar stervitjen e pare dhe te gjithe lojtaret jane gezuar nga kjo shtepi e re. Vec fushes, kryeqytetasit do te shfrytezojne dhe ambientet e tjera te Akademise Ushtarake si dushet ,palestrat duke patur keshtu ambientet e munguara, pasi iu mbyllen dyert nga ish klubi Partizani.
Pirro Nika
 |