Pas largimit te trajnerit Neptun Bajko dy dite me vone eshte gjindur zevendesuesi i tij. Ylli Shehu ish lojtare i Partizanit do te marre drejtimin e skuadres. Te kuqte thuajse kane rene nga Kategoria e Pare sepse tani ndodhen ne vendin e fundit me 16 pike, tete me pak se Bilisht Sport i vendit te 15-te. Partizani po kalon momentet me te veshtira ne gjithe historine dhe vitin tjeter do te luaj ne kategorine e dyte. Trajneri i ri Ylli Shehu nuk dihet se ku do ta stervise skuadren qe ne drejtmin e Bajkos eshte stervitur te kodrat e liqenit duke bere vetem vrapime. Partizani nuk ka me as stadium dhe per pagesa nuk behet fjale prej nje viti.
Pirro Nika
 |