Kategoria e Pare/ Zhupa dhe Malko kokat e prera te javes se XII | ||||
|
Kamza mundet ne Pogradec dhe presidenti Naim Qarri ka shkarkuar trajnerin Saimir Malko. Te njetin fat ka pasur dhe trajneri i Dinamos, Zhupa pas humbjes ne “Selmas Stermasi”, nga Lushnja. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së djeshme, trajneri i Dinamos, Eduard Zhupa, në prononcimin për mediat është shprehur: “Nuk e mendonim këtë humbje ndaj Lushnjës. Është shpejt për të përcaktuar objektiva për sa i përket kampionatit, pasi janë vetëm javët e para dhe nuk mund të përcaktojmë se cila skuadër do të ngjitet dhe cila do të bjerë. Dinamo është e ndërtuar nga elementë të rinj, nga të cilët ne po marrim maksimumin e mundshëm, pasi kualitetet nuk mungojnë. Janari mund të jetë oksigjen për ekipin, pasi duhet të afrojmë lojtarë me cilësi në mënyrë që të pretendojmë. Tani për tani vetëm kaq mund të arrijë kjo skuadër”. Pas disa orësh, kur drejtuesit e klubit vendosën për shkarkimin e Zhupës, i kontaktuar trajneri u shpreh: “Nuk di asgjë në lidhje me shkarkimin tim. Nuk ma ka komunikuar askush. Unë vazhdoj të jem trajner i kësaj skuadre”, – përfundoi tekniku i Dinamos. Naim Qarri : “Vendosëm të largojmë trajnerin për shkak të rezultateve të dobta që ka arritur skuadra në këtë fillim sezoni. Synimi ynë është të ngjitemi në Superiore, jo të kënaqemi me pak. Në ditët e ardhshme do vendosim për trajnerin e ri”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5388 |