Pas akuzave te leshuara nga zevendes trajneri i Sopotit, Besnik Poci ne drejtim te drejtuesve te Lushnjes per blerjen e disa lojtareve te Sopotit ka ardhur dhe reagimi i drejtuesve lagunar i cili ka qene shume i forte. Trajneri Artan Bano i eshte kunderpergjigjur duke deklaruar se : “Ne si klub do i bejme nje kerkese FSHF-se, per perseritjen e ndeshjes me Sopotin, por ndeshja te luhet ne nje fushe asnjeanese dhe te shikojme sa i vlen lekura Librazhdit. Skuadra e Lushnjes nuk ka nevoje te bleje lojtare pasi ka nje skuader shume te mire dhe mbeshtetemi te forcat tona. Ju them dicka nese FSHF-ja, do pranoje kerkesen tone te jeni te sigurte qe s’do ngurojme te bejme nje golead deri ne dhjete gola ne porten e librazhiodeve”, ka perfunduar i deklaraten e tij trajneri i Lushnjes.
Altin Ngjela
 |