Ndalet “Ashensori”, Skenderbeu behet “I FORTE”! | ||||
|
Per here te pare ne 10 vite Skenderbeu i Korces do te kete nje ekip te denje per te qendruar ne Eliten e Futbollit Shqiptar. Duket se Skenderbeut do ti duheshin jo pak por plot 10 vjet per te ndaluar fenomenin “Ashensor” midis dy ligave Superlige-Kategoria e Pare, madje edhe liges akoma me inferiore - Kategoria e Dyte ku Skenderbeu e pa veten rreth 7 vjet me pare.
Gjithashtu pjese e bisedimeve ishte edhe Gazetari Blendi Fevziu si edhe z.Andrea Mano (Prefekt I Qarkut Korce), pa harruar ketu edhe z.Alban Jaho (Drejtor i SUPERSPORT) i cili shprehu gadishmerine e tij per te nxjerre ekipin e Skenderbeut nga “Balta”. Behet e ditur se Sponsor Zyrtar i ekipit do te jete kompania SUPERSPORT. Gjithashtu menjehere pas perfundimit te negociatave, u be i ditur edhe rikthimi i sulmuesit Kroat Miliam Guerrib (Ne kontrate me ekipin e Skenderbeut por te cilit klubi “Skenderbeu” I detyrohej nje shume mbi 4000 euro), ndaj te cilit do te shlyhen te gjitha detyrimet e prapambetura si edhe do ti plotesohen te gjitha kushtet per te jetuar ne qytetin Juglindor. Krahas ketyre informacione nga I njejti burim behet i ditur edhe lajmi se do te afrohen prane ekipit edhe 3 futbolliste Maqedonas si edhe nje lojtar nga Kampionati Turk. Trajneri i ri i Ekipit do te jete Mirel Josa, i cili do te jete ne krye te stolit Korcar diten e hene, dite kur mendohet te! behet prezantimi i ekipit te sapo-rindertuar si edhe i donatoreve te rinj. Pra vuajtjet e ekipit Korcar duket se morren fund, s’ka me « Skenderbe Pe-lesh »i, tashme Korca do te kete « Skenderbe betoni », ashtu sic i ka hije ketij qyteti dhe sportdashesve te tij te mrekullueshem. Nga Genci Shehaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7325 |