HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Debatik Curri : Kuzhe eshte trajner cilesor
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Gusht 2009 06:18   pdfShtypEmail

curri_ibrahimovic_shqiperi_suedi1_880414671Ëndrra shqiptare mund të jetësohet në Evropianin 2012

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Debatik Curri, ka thënë se ëndrra shqiptare për një kualifikim të mundshëm në finalet e një evropiani apo botërori, mund të jetësohet qysh në edicionin e ardhshëm. Kombëtarja shqiptare, që tashmë ka humbur të gjitha gjasat për një kualifikim të mundshëm në “Botërorin 2010”, synon që në edicionin e ri të jetë pjesë e finaleve të Evropianit 2012. Sipas Currit, ekzistojnë gjasat që ekipi shqiptar të jetë pjesë e një evenimenti evropian.  “Të gjithë shqiptarët synojnë që një ditë të jemi në finalet e evropianit apo botërorit. Mendoj se i kemi mundësitë që ëndrrën shqiptare ta jetësojmë në Evropianin 2012”, ka thënë Curri. 

Kuzhe po bën punë të mirë 

Një nga futbollistët kryesorë në ekipin shqiptar, Debatik Curri, e ka lavdëruar punën që bën trajneri i Shqipërisë, kroati Josip Kuzhe. Shqipëria në takimin miqësor mundi bindshëm Qipron 6-1, dhe se, sipas Currit, ekipi shqiptar ka shfaqur lojë të mirë. Curri ka thënë se fitorja e thellë dëshmon më se miri për angazhimin dhe lojën e mirë të treguar të “kuqezinjve”. “Kemi treguar lojë të mirë. Fitorja e thellë ka treguar superioritetin tonë ndaj Qipros. Kuzhe po bën punë të mirë në kombëtaren shqiptare”, ka thënë Curri. “Kuzhe është trajner i mirë, për faktin se punon mjaft mirë dhe është trajner ballkanik, që i duhet Shqipërisë”. 

Do t’i hakmerrem Danimarkës 

Shqipëria ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatorëve të Botërorit “Afrika e Jugut 2010” e luan më 9 shtator në “Qemal Stafa” ndaj Danimarkës. Danezët patën mundur bindshëm ekipin shqiptar në ballafaqimin e parë. Curri pohon se Shqipëria do t’i hakmerret danezëve për humbjen e mëparshme. “Fitorja ndaj Qipros ka rritur motivin në radhët tona para ndeshjes me Danimarkën. Do të mundohemi maksimalisht ta ndalim Danimarkën dhe t’i hakmerremi për humbjen që pësuam në Danimarkë. Besoj se do të marrim rezultat pozitiv ndaj Danimarkës”, ka theksuar Curri. 

I kënaqur me Vorsklan 

Curri bashkë me Armend Dallkun e Ahmet Jonuzin, kanë disa vjet që militojnë me sukses të plotë në skuadrën ukrainase, Vorskla. Curri ndihet i kënaqur me rezultatet që ka arritur skuadra e tij në këtë fillim të kampionatit. “Jam i kënaqur me rezultatet e arritura në këtë fillim të garave në kampionatin e Ukrainës. Mirëpo jam i zhgënjyer me paraqitjen e dobët që kemi treguar në Ligën Evropiane ndaj Benfikës, të cilën e humbëm me rezultat të thellë 4-0”, ka përfunduar Curri.

Fatmir Bytyçi


busy
komente