HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Mergim Mavraj: Kam kerkuar kohe deri pas Boterorit!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 04 Mars 2010 23:15   pdfShtypEmail

ball_goalMbrojtësi kosovar i Bochumit Mërgim Mavraj ndihet keq në situatën që po kalon, por jo të gjitha janë në duart e tij për ta përmirësuar atë situatë. Ai thotë se nuk mund t'ia mbyllë gojën askujt kur e quan "tradhtar" për arsye se refuzoi të luajë me Shqipërinë në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, por thotë se i tillë nuk është kurrsesi. Në një intervistë për Kohën Ditore, në ditën kur pritej të debutonte për Shqipërinë, të mërkurën, ai ka shpjeguar të gjitha rrethanat që e shtynë atë të heqë dorë nga Përfaqësuesja e Shqipërisë. Ai shpjegon se një telefonatë nga Federata e Gjermanisë, premtimi se së shpejti do të luajë për këtë përfaqësuese e ka shtyrë atë të kërkojë nga Shqipëria edhe pak kohë.

"Unë nuk e kam refuzuar Shqipërinë, por kam kërkuar edhe pak kohë të shoh se si do të rrjedhin gjërat", thotë Mavraj.

Mbrojtësi 23 vjeç është i gatshëm të luajë për Shqipërinë nëse premtimi për të luajtur me Gjermaninë pas Botërorit 2010 nuk do të realizohet, ndonëse në Shqipëri çështjen e tij e quajnë të mbyllur.

- Si u bë që të ndërroni vendimin në çastet e fundit, çfarë ju shtyri të mos paraqiteni me Shqipërinë?

- Pas bisedave që pata me Josip Kuzhen vendosa të luajë për kuqezinjtë. Por, pasi ftesa zyrtare nga FSHF-ja arriti në klub, më telefonoi drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Matthias Sammer. Ai më tha se janë duke më përcjellë dhe se kam gjasa të mëdha që të ftohem në Përfaqësuesen A të Gjermanisë pas kampionatit botëror. Pas kësaj bisede unë thirra Kuzhen dhe ia thash të gjitha. I thash se nëse nuk prish punë, të më presë deri pas Botërorit për të parë se si do të ecin gjërat, aq më shumë që bëhej fjalë për një takim miqësor. Me Kuzhen pata një bisedë shumë të mirë. Ai më tha se e kupton situatën, se kam një rast shumë të mirë. Kjo ishte biseda e vetme që kam pasur me të. Pra, nuk është e vërtetë se kam refuzuar kombëtaren. Unë vetëm kam kërkuar kohë.

- FSHF-ja thotë se dyert e Kombëtares janë të mbyllura për ty pas këtij refuzimi, të tretit sipas saj. Si mendoni ju?

- Ata i dinë punët e tyre. Nëse kanë vendosur t'i mbyllin le t'i mbyllin. Dëshira ime është që dyert të mbeten të hapura. Unë mendoj se kam qenë korrekt. E keqja e vetme është që njëherë kam thënë se do luajë, e më pas kam kërkuar kohë. Para se të më telefonojnë nga Federata gjermane nuk e kam ditur se janë duke më përcjellë. Tjetër, në kohën e Arie Haan, unë nuk kam refuzuar, ai thjesht më ka telefonuar, nuk më ka ftuar dhe nuk i kam premtuar ndonjë gjë.

- Ishte vendim i lehtë?

- Aspak. Përkundrazi, shumë i vështirë. U gjenda në një situatë shumë të palakmueshme. Unë gjithnjë kam pasur dëshirë që të luajë për Kombëtaren shqiptare. Gjendjen e rëndonte edhe më shumë fakti se kisha deklaruar se do t'i bashkohem asaj. Por, në anën tjetër m'u hapën dyert që në të ardhmen të luajë për Gjermaninë, njërën prej përfaqësueseve më të forta në botë. Të luash për Gjermaninë është gjë shumë pozitive për karrierën e një futbollisti dhe në këtë rast unë në këtë u bazova më së shumti. Natyrisht, ndjenja është tjetër kur luan me kombëtaren shqiptare, por duhet të shikohet se çka është mirë edhe për karrierën.

- Çka nëse drejtuesit e FSHF-së lëshojnë pe dhe në anën tjetër ftohesh nga Gjermania?

- Nëse ftohem nga Gjermania unë do të luajë për këtë përfaqësuese. Me Gjermaninë mundësitë për të përparuar janë shumë të mëdha. Për shembull po të mos lëndohesha vitin e kaluar unë do të fitoja titullin e kampionit të Evropës me U-21. Një sukses të tillë nuk është e mundur ta arrish me Shqipërinë.

- Sa janë gjasat që të luash për Gjermaninë në të ardhmen?

- Para se të merrja telefonatën nga Sammer kam menduar se nuk kam fare gjasa. Kjo telefonatë më ka befasuar. Fakti se ata janë duke më përcjellë dhe se më kanë telefonuar pasi mora ftesë nga Shqipërisë tregon se gjasa ka. Ndryshimet në futboll janë të shumta, por unë besoi se një ditë do të ftohem.

- Ku është Përfaqësuesja e Kosovës në gjithë këtë rrëfim?

- Para ndeshjes së 17 shkurtit më ka telefonuar seleksionuesi i Kosovës, Albert Bunjaku. Ai më ka thënë se deri në pranim ndërkombëtar mund të shkojnë katër apo pesë vite. Ka thënë se kjo mund të ndodh edhe më shpejtë, por kjo nuk është e garantuar. Në anën tjetër vitet po shkojnë dhe duhet të arrihet diçka në karrierë. Unë tani kam 23 vjet. Kur fola me Bunjakun kisha vendosur që të luajë për Shqipërinë dhe i tregova për këtë. Më pas nuk kam folur me të


busy
komente