Kuzhe i pakenaqur: Kuqezinjte po luajne pak | ||||
|
Pasi ka ardhur ne kryeqytet per te ndjekur ndeshjen mes Tiranes dhe Gramozit, trajneri i kombetares shqipetare Josip Kuzhe ka analizuar disa nga lojtaret e superliges kantidat per te veshur fanelen kuqezi. “Sigurisht gjate gjithe kohes ndjekim dhe vezhgojme formen e te gjithe lojtareve . Por nuk jam i kenaqur 100% pasi disa lojtare nuk luajne ne klubet e tyre, gjithesesi ky eshte nje problem qe ka ekzistuar edhe me pare. Kryesorja eshte qe lojtaret nuk kane probleme me shendetin, nuk kane demtime, duke perjashtuar ketu Lalen, i cili u operua javen e shkuar, por shpresojme qe te jete gati per te luajtur ne ndeshjen eliminatore ndaj Rumanise”, thekson kroati. Sa i perket emrave te rinj qe mund te vijne nga Superliga, Kuzhe pretendon me shume nga ato pak emra qe ai mendon te grumbulloje. “Do te me pelqente qe te kishim nje grup me te madh lojtaresh qe mund te aktivizohen me kombetaren. Aktualisht kemi rreth 25 lojtare. Po shoh rreth 4-5 lojtare qe mund te grumbullohen nga Superliga si Muzaka, Vila, Lila, Bakaj, por edhe Veliaj i Lacit. Gjithashtu jam duke pare lojtare te tjere qe luajne jashte e qe mund te aktivizohen me perfaqesuesen. Njeri qe mund te permend eshte Cani i cili luan ne Itali, por ka edhe disa te tjere”, shton Kuzhe. Testi i radhes i perfaqesueses kombetare jane dy ndeshjet miqesore me Malin e Zi ne Podgorice me 25 maj dhe me Andoren me 2 qershor. “Ndeshjet e radhes miqesore jane shume te rendesishme, pasi po te flasesh per Andoren, presupozon nje ndeshje qe nuk do te jete e bukur, por per ne eshte vertet nje test, pasi ndeshjen e pare eliminatore ne do ta zhvillojme me Luksenburgun, nje skuader me nje loje te ngjashme. Apo miqesorja me Malin e Zi, nje skuader qe ka nje loje te ngjashme me Rumanine. Per kete arsye jam shume i kenaqur me keto kundershtare”, eshte shprehur trajneri i kombetares Josip Kuzhe. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5164 |