HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tifozet kuqezi, premtojne surpriza per miqesoren me Malin e Zi
nga AlbaniaSoccer   E diel, 16 Maj 2010 22:08   pdfShtypEmail

Tifoz_kuq_e_ziTifozet kuqezi kane nisur prej disa kohesh pergatitjet per ndeshjen miqesore qe Shqiperia do te luaje ne 25 maj, ne Podgorice kunder Malit te Zi. Tkz-ja, eshte pergatitur per tu zhvilluar nje udhetim masiv e te organizuar drejt kryeqytetit malazez Podgorice, per tu bashkuar atje me tifozet shqipetar nga Kosova dhe nga trevat shqipetare te Maqedonise. Drejtuesit e ketij tifo-grupi bejne te ditur se udhetimi dhe cmimet e biletave per te antaresuarit do te jene nen kosto dhe presin qe nje numer i madh tifozesh te jene te pranishem ne shkallet e stadiumit. GJithashtu, kuqezinjte po pergatisin nje koreografi te vecante per kete takim, per te zhvilluar nje paraqitje dinjitoze ne stadium, ne mbeshtetje te Kombetares Shqipetare.

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit