Kupa e Botes: Shqiperi – Danimarke 1-1 | ||||
|
Shqiperia ka vene ne pozite kryesuesen e Grupit 1 eliminator per kualifikimet ne Kampionatin Boteror, Danimarken duke i shkeputur nje pike, pas barazimit 1-1 Skuadra e Shqiperise e filloi lojen me nje renditje disi te dyshimte ne mbrojtje kur dihet qe trajneri Kuzhe kishte deklaruar per nje aktivizim te Agollit ne krahun e majte qe do te zevendesonte Vangjelin e demtuar. Megjithate, gjithcka ndryshoi dhe ne mbrojtje u aktivizua Beqiri duke lene Agollin ne poziten e tij te zakonshme, mesfushor I majte. Loja filloi e qete me pak me shume levizshmeri per skuadren mike, por qe nuk munden te konkretizonin. Te dyja skuadrat shkuan shume pak ne drejtim te portave kundershtare me disa orvatje te Salihit dhe Bogdanit per Shqiperine dhe Tomason dhe Bendtner per skuadren daneze. Mirepo atehere kur qetesia kishte mbizoterruar ato minuta medioker per te dyja skuadrat, pese minuta para perfundimit te pjeses se pare, pas nje topi te gjate te nisur nga qendra e fushes dhe pas nje mosmarreveshje midis mbrojtesave dhe portierit Ujkani,  sulmuesi i Arsenalit  Bendtner, shenon golin e avantazhit per skuadren mike duke e kaluar topin me koke mbi portierin Ujkani. Me kete rezultat u mbyll pjesa e pare. Ne pjesen e dyte, trajneri Kuzhe beri ate qe kishte premtuar qe do bente. Kthen Agollin ne mbrojtes te majte dhe fut ne loje Jahmir Hyken ne vend te Beqirit, duke I dhene me teper levizshmeri mesfushes dhe krijuar hapesira veprimi per lojtaret e tjere. Fale presionit ne ato minuta te para nga ana e skuadres sone, pas nje krosimi te Dallkut ne zone, salihi mundohet tau le topin per ta kontrolluar qe perfundon ne kembet e Bogdanit qe perpara portes se boshatisur sa e shtyn topin ne rrjete duke barazuar ne minuten e 50-te. Shpejtesia e lojes se Shqiperise merr rritje dhe skuadra jone rrezikon edhe dy tre here te tjera por pa rezultat. Danezet ne minutat e fundit te lojes e rriten pak kekrkesen per te shenuar, por zbehtesia e sulmeve te tyre dhe koordinimi pa sukses i aksioneve nuk sollen ndonje shqetesim per porten e Ujkanit. Keshtu ky takim perfundon 1-1, nje pike modeste per Shqiperine qe ne kete menyre, e ben mjaft interesante gjendjen e Grupit tone, duke patur parasysh se edhe Portugalia edhe Suedia fituan jashte fushave te tyre 1-0 duke mundur respektivisht Hungarine dhe Malten. Keshtu pas ndeshjeve te sotme, grupin e kryeson Danimarka me 18 pike e ndjekur nga Suedia me 15 pike dhe Portugalia 13 pike, duke lene pas Hungarine me 13 pike, Shqiperine 7 pike dhe Malta 1 pike. Thane pas ndeshjes : Josip Kuzhe, trajner i Shqiperise –  “Jam shume i kenaqur per lojen e skuadre sone. Ne e vume ne pozite danimarken ne pjesen e dyte dhe mund te kishim shenuar edhe me teper. Djemte i zbatuan kenaqshem ato qe kishim biseduar dhe mendoj se e merituam baraziminâ€. Morten Olsen, trajner i Danimarkes – "Nuk e besoj se si ne luajtem aq dobet ne pjesen e dyte te lojes. Une jam shume i merzitur dhe shqetesuar per kete. Ne duhet te fitojme ndeshje te tilla. E kemi vete fajin".  Shqiperi – Danimarke 1-1 Stadiumi Kombetar « Qemal Stafa » ora 20.30 lokale Shenues: 50’ Erjon Bogdani / 41’ Nicklas Bendtner. Gjyqtar: Cuneyt CAKIR - Turqi Shqiperia: Saimir Ujkani, Armend Dallku, Lorik Cana, Debatik Curri, Elvin Beqiri (Jahmir Hyka, 46), Ansi Agolli, Ervin Bulku, Klodian Duro, Ervin Skela (Emiljano Vila, 84), Erjon Bogdani (Gilman Lika, 78), Hamdi Salihi. Danimarka: Thomas Sorensen, Christian Poulsen, Simon Kjaer, Anders Moller Christensen, William Kvist, Lars Jacobsen, Jakob Poulsen (Jesper Gronkjaer, 54), Dennis Rommedahl, Jon Dahl Tomasson (Soren Larsen, 75), Martin Jorgensen (Hjalte Bo Norregaard, 69), Nicklas Bendtner. Karton te verdhe: Ansi Agolli, Armend Dallku Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6830 |