Grupi 1 / Danimarka zhgënjen, rivalët ndjekin | ||||
|
Ekipi kombëtar i Danimarkës barazoi me shqipërinë në kualifikueset e kupës së botës, duke e vënë kryesimin e saj në grupin 1 në rrezik. Pas barazimit në fundjavë,me Portugalinë, Danimarka zhgënjeu mbrëmë me Shqipërinë duke barazuar 1-1. Pas barazimit kryesimi i grupit ka shkuar në vetëm 3 pikë duke vënë në dyshim kryesimin e tij, gjë që për trajnerin Morten Olsen është i “papranueshem†Ishte padyshim një lojë me dy pamje të ndryshme në të dy pjesët e lojës. Danimarka ishte më e fortë në 45’-së minutat e para. Jon Dahl Tomasson ka humbur një mundësi fantastike në minutën e 12’-të, të lojës, që duhet thënë që ishte një mbrëmje bosh për sa i përketë rasteve. Përfundimisht vizitorët morën kryesimin në minutën e 40’-të, me anë të Nicklas Bendtner pas një topi të vertikalizuar nga Christian Poulsen. Në pjesën e dytë, Shqipëria që tashmë është jashtë kupës së Botës, u kthye vrullshëm për një hakmarrje spektakolare. Erjon Bogdani, pas një topi të ulur me shumë mundim nga Hamdi Salihi, arriti të barazojë vetëm 5’-së minuta pas hapjes së pjesës së dytë. Në pjesën e dytë Danimarka bëri një lojë në tërheqje, me një mbrojtje që linte shumë hapësira. Olsen tha pas ndeshjes së mbrëmshme se : “Ndeshja nuk ishte në standartetet e kërkuara për kupën e Botës dhe se duhet patjetër të përmirësohet deri në 10-të Tetor kur të presim në shtëpinë tonë Suedinëâ€. Një fat i madh bëri që Suedia në minutat e fundit të fitojë në Maltë me anë të një autogoli. Kjo nënkupton që në rastë të një fitoreje të tyre në “PARKENâ€, ata do ta shohin veten si kryesues të grupit të parë. Aktualisht Portugalia mban vendin e tretë në grup ,duke mbajtur të gjalla shpresat për një kualifikim, pas fitores së mbrëmshme në Hungari. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6115 |