EURO 2012 / Albert Duro: Rumania ekip që mundet! |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 14 Gusht 2010 16:00 |  |  |  | |
Ish lojtari i kombetares Albert Duro, i cili ka luajtur per disa vite ne Rumani mendon se skuadra Ballkanase me te cilen Shqiperia do te hapi eliminatoret e EURO 2012 nuk eshte aq e forte sa ka qene dhe eshte skuader e cila mund te ndeshkohet. Skuadra qe drejtohet nga Razvan Lucescu nuk tremb asnje nga ekipet pjesemarrese ne grupin eliminator te Euro 2012", tha vellai i futbollistit te kombetares Klodian Duro, i cili mendon se Shqiperia si ekip kombetar ka nje ngritje ne nivelin e lojes se saj, ku mbrojtja ka treguar nje permiresim dhe stabilitet keto vitet e fundit, ndonese Kampionati nuk ka aq ngritje. "Ndonese Kampionati Shqiptar nuk ka ndonje nivel te larte, Kombetarja e Shqiperise ka patur nje ngritje ne keto vitet e fundit, me lojtare si Cana, Dallku, Skela, Curri, Bulku si dhe vellai im Klodian, qe te krijojne probleme. Cana eshte nje pike e forte e mbrojtjes e cila eshte shume me teper e organizuar, fakt qe duket edhe ne rezultatet e arritura. Me Uzbekistanin mund te kishim shenuar shume gola por gabuam ne konkretizim. Ndonese Rumania eshte favorite, perseri mendoj se me Shqiperine kete rradhe do ta kete te veshtire", perfundoi prononcimin e tij per mediat Rumune, Albert Duro
 |