Euro 2012/Rumani-Shqiperi do te drejtohet nga arbitri austriak Robert Shorgenhofer | ||||
|
Shqiperia e fillon aventuren ne Grupin D per eleminatoret e Kampionatit Europian 2012 ne trasferte me Rumanine me date 3-Shtator. Kjo perballje i eshte besuar arbitrit austriak Robert Shorgenhofer. 37-vjeçari ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2007, ndërsa ai nuk është një emër i panjohur në ambientin e futbollit shqiptar. Ai e ka drejtuar edhe një herë më parë përfaqësuesen tonë, më saktësisht në sfidën e luajtur në “Qemal Stafa” më 10 shtator 2008, ku Shqipëria fitoi 3-0 me Maltën. Fakti interesant i atij takimi ishte se në harkun e dy minutave (nga e 65-a deri në 67-n), ai ndëshkoi tre lojtarë kuqezinj për protesta: Duron, Beqirin dhe Dallkun. Shorgenhofer ka qenë edhe dy herë në Shqipëri, fillimisht më 11 shtator 2007, për ndeshjen që përfaqësuesja U-21 humbi 0-1 me Italinë dhe më pas më 15 korrik 2009, për ndeshjen e turit të dytë të Champions League, ku Tirana barazoi 1-1 me Stabaek. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6464 |