Ministria e Jashtme e Shqiperise ka denuar djegien e flamurit kombetar nga tifozet serbe gjate ndeshjes Itali-Serbi, duke shprehur keqardhje dhe duke i cilesuar ato si akte huliganesh. “Natyrisht qe jemi te pakenaqur. Eshte nje ngjarje e pakendshme, por eshte nje tregues qe huliganet ekzistojne dhe do vazhdojne te ekzistojne”, ka thene te merkuren sekretari i pergjithshem i MPJ-se, Gazmend Turdiu. Sipas tij, nuk ka baze te mjaftueshme per interpretime politike te papershtatshme. “Huliganet jane huligane dhe pergjigjen per prishjen e rendit publik. Shqiperia nuk duhet te hyje ne kurthe te tilla qe nuk jane aspak te dobishme”, eshte shprehur Turdiu.
Enea Shtrepi
 |