Kombetarja/ Josip Kuzhe te merkuren ne Tirane | ||||
|
Trajneri i Kombetares Shqipetare Josip Kuzhe do te mberrije te merkuren paradite ne Tirane. Tekniku do te rikthehet per te pergatitur ndeshjen miqesore qe Shqiperia do te luaje ne 17 nentor kunder Maqedonise ne qyetetin e Korces. Per kete takim, Kuzhe pritet qe te enjten ose te premten te shpalle listen e lojtareve qe do te grumbullohen nga e djela ne qytetin e Pogradecit, aty ku kuqezinjte do te qendrojne per tre dite me rradhe. Ne listen qe kroati do te shpalle, mesohet se do te kete disa emra surprize, lojtare qe nuk jane grumbulluar me pare me kombetaren e madhe. Kuzhe ne fundjave do te ndjeke nje ose dy ndeshje nga kategoria Superiore per te pare disa lojtare te cilet ai i ka ne planet e tij per te ardhmen. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5449 |