Kombetarja/ Shqiperi –Maqedoni 0: 0 |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 17 Nentor 2010 23:57 |  |  |  | |
Eshte mbyllur me rezultatin e bardhe 0-0 ndeshja miqesore e luajtur ne stadiumin “Skenderbeu” midis Shqiperise dhe Maqedonise .Kuqezinjte vendosin diktatin e tyre ne fushe qe ne fillim te takimit ku e mbajne topin ne zoterim per minuta te tera,por pa rrezikuar porten kundershtare .Nderkohe qe miqte jane perpjekur te rrezikojne me ane te kundersulmeve, por pa rezultat.Pjesa e dyte eshte nje loje krejt ndryshe nga e para ku shqipetaret dominojne komplet lojen .Topi luhet vetem ne fushen e maqedonasve . Kuqezinjte i afrohen shpesh golit me disa goditje nga jashte zone dhe me koke por pa e gjetur dot rrugen e rrjetes . Ne fundin e takimit , portieri ben mrekulline ku pas nje goditjeje te Bakaj nga jashte zone ngushton topin qe ishte duke shkuar ne trekendeshin e majte te portierit . Gjithcka mbyllet 0-0 . Ne kete takim Kuzhe ka nxjerre ne fushe lojtare te rinj per shkak te mungesave te shumta ne kampin kuqezi.Duke qene thjesht nje ndeshje miqesore edhe trajneri i kombetares maqedonase ka preferuar te lere jashte lojtaret titullare, si Pandev, Popov ose Naumovski dhe ne vend te tyre emra te rinj Todorçev, Fetai, Kirovski.Kjo eshte perballja e shtate mes ketyre dy vendeve, gjate te cilave kombetarja shqipetare ka fituar nje here, perfaqesuesja maqedonase kater dhe dy ndeshje kane perfunduar ne barazim.
Enea Shtrepi
 |