Euro 2012/ UEFA, ultimatum Bosnjes per ndryshime ne statusin e federates ose pezullim! | ||||
|
Federata e Bosnje-Hercegovines rrezikon pezullimin nga qeveria e futbollit europian UEFA. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka konfirmuar në mbledhjen e tij në Paris pezullmin për Federatën e Futbollit të Bosnjes në rast se deri në 1-Prill të këtij viti nuk do të bëjë ndryshimet në statusin e federatës. Ne rast se nuk merren masa nga drejtuesit e futbollit boshnjak atere ekipi tyre kombetare do te pezullohet automatikisht nga eleminatoret e Euro 2012 si dhe klubet e tyre nuk do te lejohen te marrin pjese ne kompetecionet europiane. FIFA dhe UEFA duan që federata boshnjake të ndryshojë strukturën e saj. Ata duan qe federata Boshnjake te kete vetem nje kryetar dhe jo sipas etnive sic eshte tani. Ne rast pezullimi te ekipit boshnjak do te kemi dhe nje klasifikim te ri ne Grupin D ku bene pjese dhe kombetarja jone. Shqiperia ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” ndaj Bosnje-Hercegovines ka barazuar me rezultatin 1-1. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5567 |