Kombëtarja / Stadiumi i Prishtinës, shtëpia e kuqezinjve! | ||||
|
Federata Shqiptare e Futbollit është duke e shqyrtuar idenë që Kombëtarja Shqiptare pas rrënimit të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë të zhvillojë ndonjë ndeshje si vendase në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, shkruan sot shtypi prishtinas. Ideja për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares shqiptare në kryeqytetin e Kosovës është diskutuar gjatë takimit që kryetari i KF “Prishtina”, Remzi Ejupi ka pasur me presidentin e FSHF-së, Armando Duka në fundjavën e kaluar në Tiranë. “Kemi pasur një takim pune, ku ka lindur ideja e zhvillimit të ndeshjeve të kombëtares shqiptare të futbollit në stadiumin e Prishtinës. Dihet se kombëtarja ka shumë tifozë në Kosovë, kurse kapaciteti i stadiumit tonë dhe kushtet e tij janë më të përafërta me kërkesat që mund të ketë vetë FSHF-ja dhe standardet ndërkombëtare”, tha kreu i klubit bardhekaltër, Remzi Ejupi. Ndërkaq, Duka, i cili ndodhet në Paris, ka thënë se kjo ide do të mundohet të finalizohet. “Prishtina është një nga alternativat tona për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares porsa të fillojë rrënimi i stadiumit aktual ‘Qemal Stafa’. Këtë ide jemi duke e përgatitur për t’ia prezantuar UEFA-së dhe FIFA-së për shqyrtim. Në Prishtinë kombëtarja do të luante sikur në Tiranë”, deklaroi Duka. Shqipëria ndeshjen e fundit në “Qemal Stafa” (para fillimit të rrënimit) do ta luajë më 2 shtator kundër Francës, kurse deri në fund të eliminatoreve për Euro 2012 pas kësaj sfide do të luajë edhe një herë si vendase kundër Rumanisë, më 11 tetor. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 9880 |