EURO 2012 / Shqiperi - Bjellorusi 1-0 | ||||
|
Hamdi Salihi i ka dhene Shqiperise fitoren e shumepritur dhe e ka barazuar te dyja skuadrat me pike te barabarta ne vendin e dyte te grupit D per eliminatoret e Kampionatit Evropian 2012. Salihi realizoi ne minuten e 62-te pas nje gabimi te mbrojtjes mike duke e shfrytezuar intuiten e tij dhe duke shenuar golin e fitores per Shqiperine ne minuten e 62-te. Presioni i Shqiperise ishte i vazhdueshem qe nga momenti i fillimit te takimit, ku dy sulmuesit Salihi dhe Bogdani ishin ne vazhdueshmeri kercenim i portes se Veremkos. Mesfusha ishte reparti me i levizshem i ndihmuar mjaft edhe nga inkursionet e Canes dhe Vangjelit ne ndihme te sulmit. Skela dhe Lala, dy veteranet e mesfushes treguan edhe njehere se vazhdojne te kene akoma vlera per te ndihmuar ekipin kombetar. Ne pjesen e pare shtylla e Canes ne minutat e fundit dhe presioni i vazhdueshem ndaj Bjellorusise treguan per epersine e Shqiperise qe nuk mundi te realizoje ndonese Bogdani, Salihi te ndihmuar edhe nga Skela e Agolli nuk arriten te realizojne. Pjese e dyte ishte pothuajse e njeta tabllo e te pares por ndryshimi ishte goli i Salihit. Bogdani mund ta kishte dyfishuar rezultatin me shtyllen qe goditi nderkohe qe Salihi perseri pati nje gol te anulluar. Me kete fitore, Shqiperia mund Bjellorusine per here te pare ne kater takime midis tyre dhe i barazon te dyja skuadrat me pike ne vendin e dyte. Franca udheheq grupin, nderkohe qe Bosni me fitoren e arritur ndaj Rumanise ndodhet ne vendin e katert me nje pike me pak se Bjelloruasia dhe Shqiperia Kliko per skeden dhe komentin Besi Donati dhe Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6070 |