EURO 2012 / Agjentet ne "gjueti" per lojtaret e kombetares | ||||
|
Ndeshja Shqiperi-Bjellorusi ka qene nje arsye teper e forte qe ekipet e ndryshme europiane te dergonin te besuarit dhe skautet e tyre qe se bashku me shume agjente lojtaresh te FIFA-s t'a ndiqnin me shume vemendje kete ndeshje dhe ne vecanti lojtaret kuq e zi. Sot kane qene ne tribunen VIP agjente te Sivassporit ku mesohet se ata jane te interesuar per Emiljano Vilen. Kane qene te derguarit e Dinamos se Bukureshtit qe dihet se ndoqen me teper vemendje Andi Lilen. Nuk kane munguar edhe agjent te ekipit kryesues ne France, Lille ku dhe ka luajtur ish-ylli i kombetares Edvin Murati. Qershia mbi torte vjen per Lorik Canen ku dy agjentet, praktikisht te dy klubeve te Bundesliges Hamburg dhe Shalke qe e kane ndjekur me teper interes dhe pritet qe ne merkaton e veres te kete nje konkurrence te forte ndermjet tyre per yllin shqipetar. Nga Bundesliga Gjermane ka patur vezhgues edhe per Kristi Vangjelin. Eshte per tu vleresuar fakti se ndonese jo me shumice, por interesimi i klubeve te huaja vazhdon te kete ne konsiderate lojtaret shqiptare. Skerdilaid Sulozeqi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7483 |