HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 26 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kujtim Shala / Per Shqiperine mund te bej shume me teper sesa per DFB-ne
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 04 Prill 2011 05:21   pdfShtypEmail
kujtim_shalaLegjenda e futbollit shqiptar, Kujtim Shala nuk e ndien veten se ka humbur qe djali i tij nuk eshte ftuar ne Kombetare dhe as ne perfaqesuesen e Kosoves. "Kuzhe nuk e ka ftuar dhe fitorja ndaj Bjellorusise i jep atij te drejte. Mirepo, une mendoj se ka shume lojtare qe duan te luajne dhe nuk ftohen. Gjithashtu, ka edhe nga ata qe ftohen e nuk duan te luajne. Ne do te vazhdojme te presim dhe ka kohe mjaft qe Andisi te luaj per Shqiperine"!, u shpreh Shala ne nje bisede Ekskluzive per www.Albaniasoccer.com

Ndonese ka marre vesh rezultatin e takimit, Kujtimi nuk ka pare asnje nga ndeshjet, as kombetaren qe fitoi 1-0 as perfaqesuesen e Kosoves qe barazoi 0-0 me Renoven ne miqesore. "As ndeshjen e Kosoves as ndeshjen e Shqiperise nuk e kam pare sepse kam qene i ftuar nga DFB ne ndeshjen Gjermani- Kazakstan 4:0. Por, kam degjuar se ne Shqiperi ka qene nje loje e ndryshme nga ajo e Kosoves qe eshte luajtur ne niveli shume te dobet.Me vjen keq qe shikuesit nuk kane pare spektakel. Gjithashtu me habit fakti qe shume u ankuan per fushen dhe kushtet. Ne Shqiptaret gjithmone gjejme arsye. Jo fusha e keqe - Jo shi - jo bore. Jemi Kampion Bote per te gjetur arsye. Eshte miqesore dhe duhej dhuruar spektakel. Lojtaret kane ardhur nga Gjermania e shume shtete te tjera te Evropes per te luajtur nje ndeshje monotone dhe pa vlere. Sa i perket fushes - Lojtari i mire i pershtatet cdo fushe. Ama kjo gje nuk me intereson mua", vazhdoi Shala i cili vazhdon denjesisht marredheniet me DFB-ne, Federaten Gjermane te Futbollit.

"Une aktualisht bashkepunoj me Mathias Sammer, drejtorin sportiv te Federates. Une e kam mik dhe ndonjehere i jap keshilla per ndonje lojtar ne Regjionin e Rhein Neckar dhe ai me beson mua dhe me kerkon mendimin per ndonje lojtar. Asgje me shume", theksoi ish futbollisti i Kombetares se Kroacise i cili nuk e fsheh aspak deshiren qe ate pune qe ben per DFB-ne ta bej edhe per FSHF-ne. "Absolutisht, qe jam i gatshem ta ndihmoj Shqiperine, por deri tash askush nuk me ka ftusr ose te me kete angazhuar me ndonje projekt te kesaj natyre. UEFA po na jep nje shans qe as BE, as OKB-ja na e ka dhene. Mospranimi i FFK-se ne UEFA, na mundeson krijimin e nje Shqiperie natyrale ne futboll. Ne Shqiptaret jemi shume te etur per Futboll dhe edhe ne e kemi Futbollin me te shenjte se sa Gjermanet apo dikush tjeter. Une besoj se e vetmja rruge qe mund ta coj futbollin tone drejt nje te ardhme te ndriteshme, eshte afrimi i futbollisteve shqipetar qe luajne ne diaspore. Shtetet e BE-se se bashku harxhojne 150 milion euro per futbollistet e rinj dhe ne na duhet ti shfrytezojme keta talente tone qe ndodhen ne Evrope. Deri me tani kemi humbur shume. Por, shpresoj qe ne te ardhmen te jemi me te shpejt dhe te behemi Fuqia Numer 1 ne Ballkan", shpjegoi ish trajneri i Prishtines i cili vazhdon te kete nje ndjenje te dyshimte per FFK-ne dhe drejtuesit e saj, duke treguar se aktivizimi i djalit te tij me Kosoven eshte thuajse i pamundshem.

"Lidhur me FFK ne, nuk dua te flas me. Kosova, eshte ceshtje e mbyllur njehere e pergjithmone. Nese Kosova pranohet ne UEFA dhe Andisin e fton Hashimn Thaqi, atehere do them "PO". Jo, se jam njeri i Politikes. Ama per te ndjerin Ibrahim Rugova dhe per Hashim Thaqin kam shume respekt. Dhe lidhur me FFK ne nuk dua te prononcohem me. Kjo gje ka vdekur per mua", perfundoi Kujtim Shala prononcimin e tij per www.albaniasoccer.com duke shprehur pergezimet e tij per tifozat kuqezidhe perkrrahjen qe merr familja e tij permes telefonatave dhe e-maileve duke i bere te gjithe ne familje te ndihen krenar dhe besojne qe se shpejti Andisi do jete pjese e Kombetares!

Sami Bacaj

busy
komente