Legjionaret/ Lorik Cana serish ne Premierlige?! |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 07 Prill 2011 19:22 |  |  |  | |
Lorik Cana mund të rikthehet në Premierligë, pas ofertës së bërë së fundmi nga ekipi i Volverhemptonit. Lajmin e bën të ditur gazeta angleze “The Express & Star”, sipas së cilës Volverhemptoni po tenton të risjellë në Angli mesfushorin shqiptar, i transferuar për 5 milionë euro nga Sunderland te Gallatasaray në verën e shkuar. Mësohet se oferta e “ujqërve” arrin në 5 milionë stërlina. Mesfushori 27-vjeçar ka luajtur në karrierën e vet edhe me Paris Sën Zhermenin e Olimpikun e Marsejës në Francë. Nëse do të realizohej transferimi, Volverhemptoni do të ishte skuadra e pestë për mesfushorin kuqezi.Në Angli Cana është e kërkuar edhe nga Aston Vila e Everton.Vlera e yllit te kombetares sone eshte rritur ndjeshem nga gjigandi turk Gallatasary pasi per te interesohen shume klube elitare,ajo ka shkuar 8-10 milione euro. Skerdilaid Sulozeqi
 |