Kombetarja/ Shkupi nje opsion per ndeshjen me Rumanine | ||||
|
Jo vetem shqipetaret ne Kosove, por dhe ata qe jetojne ne Maqedoni duan te shohin nga afer kombetaren kuqezi. Stadiumi Qemal Stafa do te prishet pas ndeshjes me Francen dhe FSHF eshte duke kerkuar vendin ku do te luhet ne tetor ndeshja me Rumanine. Levizja qytetare “Zgjohu” I ka bere thirrje publike kryetarit te FSHF-se Armando Duka qe kjo ndeshje te luhet ne qytetin e Shkupit. Stadiumi “Filipi i Dyte” mund te merret ne perdorim dhe nuk ka asgje qe pengon Shqiperine te luaj ne kryeqytetin maqedonas ku nje perqindje te madhe te popullisise e bejne shqipetaret. Me poshte eshte dhe letra e levizjes “Zgjohu” drejtuar FSHF-se. Enea Shtrepi KERKESE drejtuar Federates Shqiptare te Futbollit Pas vendimit te Qeverise dhe Federates Shqiptare te Futbollit per ndertimin e stadiumit te ri ne kryeqytetin e shqiptareve Tirane me rastin e 100 vjetorit te pavaresise, Levizja Qytetare ZGJOHU! fton Federaten dhe Kombetaren Shqiptare qe te zhvilloje ndeshjet kualifikuese per EURO 2012 ne stadiumin e Shkupit ne rast se deshtojne perpjekjet per t’i zhvilluar ndeshjet ne Prishtine. Levizja ZGJOHU! eshte e gatshme te ndihmoje ne pregaditjet e nevojshme per realizimin e kesaj iniciative dhe garanton stadium te mbushur perplot me tifoze shqiptar nga Maqedonia, por edhe nga Shqiperia dhe Kosova. Ndeshja e kombetares shqiptare me Rumanine qe duhet te zhvillohet me 11 tetor eshte shans i mire qe kombetarja te zhvilloje ndeshje gjithandej ku ka shqiptare, e ne veçanti ne tre kryeqendrat shqiptare, Tirane, Prishtine dhe Shkup. Stadiumi ne Shkup ploteson te gjitha kriteret qe i kerkon FIFA e UEFA si dhe mundeson 35.000 zera shqiptare ne perkrahje te fuqishme per djemt kuq e zi dhe kombetares shqiptare. Levizja ZGJOHU! tradicionalisht ndihmon tifozet shqiptar nga Shkupi per t’i ndjekur ndeshjet e kombetares ne Tirane, Korçe, Shkoder dhe kudo qe luan kombetarja jone. Tifozet nga Shkupi pregaditen flamurin e pare gjigand kombetar me permasa 50x10 metra si dhe koreografine JEMI NJE ne ndeshjen me Bosnjen. Jemi te bindur qe bashkarisht do t’a stermbushim stadiumin ne Shkup dhe do te pregadisim spektakel ne ndihme te Lorik Canes dhe shokeve drejt fitoreve te rradhes. Ftojme Presidentin e Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, te merr ne konsiderate kete gatishmeri dhe mundesine qe t’a sjell kombetaren shqiptare me afer shqiptareve gjer ne perfundimin e Arenes se Shqiponjave ne Tirane. Me respekt,
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5778 |