HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Suedi - Shqiperi 4-1
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 15 Tetor 2009 03:52   pdfShtypEmail

svensson_gol_sweden_albaniaShqiperia nuk e ka penguar Suedine te siguroj fitoren e saj ne ndeshjen e fundit te ketyre eliminatoreve, por shpresat per nje Play-Off te mundshem u prene shkurt nga Iberianet te cilet fituan thelle me Malten 4-0 duke siguruar vendin e dyte ne grup.

Ne nje nate te ftohte, Suedia e filloi takimin shpejte, ndonese pa kapitenin e saj legjendar Henrik Larson qe u terhoq per arsye ten je lendimi ne gju. Ibrahimovic dhe Skela respektivisht mundohen te udheheqin skuadrat e tyre dhe ti motivojne bashkelojtaret ne nje ndeshje me pak interes.

Hamdi Salihi dha shkendijen e pare ne porten kundershtare, por topi i tij perfundoi mbi shtylle, ne minuten e 4-rt

Olof Mellberg shenoi dy here ne porten e Samir Ujkanit, duke udhehequr Suedine ne fitoren 4-1 ndaj skuadres sone “kuq e zi”. “Skuadra beri ate qe duhet te bente, te fitonte takimit”, u shpreh Mellberg, duke i shtuar golave te tij edhe ato te Marcus Berg dhe Anders Svensson per faj te mbrojtjes sone, per te kompletuar fitoren duke shmangur golin e ngushellimit te sulmuesit shqiptar Hamdi Salihi

Mellberg shenoi golin e pare pas goditjes nga kendi te ekzekutuar nga Kim Kallstrom duke goditur sakte me koke brenda zones dhe duke mundur portierin Ujkani qe ne minuten e gjashte. Epersia e vendasve vazhdoi te konkretizohet edhe me shume, pas zevendesimeve te Kallstrom dhe Elmander, qe do te conin ne shenimin e dy golave te tjere te shpejte prej berg dhe Mellberg perseri. Dhe pa pritur, pas disa pasigurive te lojtareve shqiptare, brenda dy minutave, pesojme dy gola, pak caste perpara perfundimit te pjeses se pare

Ibrahimovic i mbrojtur ne menyre te shkelqyer nga qendermbrojtesit e kombetares shqiptare Lorik Cana dhe Debatik Curri nuk arriti te shenonte si kapiten i skuadres ne takimin e fundit te trajnerit te tij Lagerbeck. “Ishte takim i veshtire, ne nje dite te veshtire. Kisha deshire te shenoja por me teper kasha deshire te kualifikoheshim”, u shpreh Ibrahimovic I cili u zevendesua cerekun e fundit te kohes se mbetur pas nje lendimi ne gju tek pati nje dyluftim me qendermbrojtesin shqiptar Lorik Cana.

 


VIDEO -  SUEDI-SHQIPERI  4-1

 


Shqiperia nga ana e saj, pati shume dobesi ne mesfushe duke i krijuar hapesi loje skuadres vendase qe krijoi nje epersi te plote ne pjesen e pare dhe demtimi i Haxhit e beri akoma me te veshtire mbikalimin e “ortekut” vendas, ndonese disa shkendija me ane te Hykes ne krahe, nuk u konkluduan sakte nga Salihi i cili gaboi ne disa raste.

Ne pjesen e dyte, Shqiperia u ngushellua me golin e Salihit, i cili ishte i pari per Shqiperine jashte fushes se vet ne keto eliminatore. Ne minuten e 57-te pas nje asisti te kapitenit Skela nga goditja e kendit, Salihi shenon me koke golin e pare per Shqiperine. Disa minuta perpara shenimit te golit, Salihi, pati edhe nje mundesi te paster por nese do te pasonte tek Bogdani, shtatlarti kuq e zi ndodhej i vetem perpara portes dhe mund te kishte realizuar golin e dyte.

Me pas gjithcka u be monotone, ku te dyja skuadrat dukej sikur ishin ne fushen e lojes vetem per te kaluar minutat, me ndryshimin qe Suedia po fitonte dhe Shqiperia po humbiste

Megjithate, Shqiperia i mbyll keto eliminatore ashtu sic mbylli edhe eliminatoret e edicionit parardhes me nje humbje negativisht mbreselenese

SUEDI – SHQIPERI 4-1

E Merkure, 14 tetor, 2009    Ora 20.45 lokale   Stadiumi Rasunda, Solna - Suedi

Golat: Mellberg 3, Berg 40, Mellberg 42, Svensson 86 / Salihi 57

Gjyqtar: Nikolai Ivanov (Rusi).

Suedia: Andreas Isaksson, Mikael Nilsson, Olof Mellberg, Daniel Majstorovic, Behrang Safari, Sebastian Larsson, Anders Svensson, Kim Kallstrom (Daniel Andersson, 21), Rasmus Elm, Johan Elmander (Marcus Berg, 37), Zlatan Ibrahimovic (Markus Rosenberg, 77).

Rezervat: Gustafsson, Wendt, Granqvist, Holmen.

Trajner: Lars Lagerbeck

Shqiperia: Samir Ujkani, Armend Dallku, Lorik Cana, Debatik Curri, Altin Haxhi (Jahmir Hyka, 22), Ervin Skela, Ervin Bulku, Elvin Beqiri, Klodian Duro, Hamdi Salihi (Edmond Kapllani, 79).

Rezervat: Hidi, Veliu, Vila, Lika.

Trajner : Josip Kuze

Kartona te verdhe: Svensson 28’ / Dallku 22’

Shikues: 25,342

 

Nga Solna

Filip Nemouche


busy
komente