DFB Pokal / 17 shqiptare kalojne turin, 3 eliminohen, 3 shenojne, 13 nuk aktivizohen fare | ||||
|
Ne kete tur te pare kane luajtur vetem 7 shqiptare, cka eshte minusi me i madh ne 15 vitet e fundit. Po ashtu, gjermano kosovari Mergim Mavraj shenoj golin e pare te Fyrth ne fitoren kunder Junioreve te Eymsbutel 10:0. Curri me Erzgebirge Aue fitoi ne vazhdim 3:1 kunder Enver Marina te Saarbryken. Alban Ramaj si pasoj e nje lendimi nuk udhetoj me ekipin e Aue.
Gjithashtu, Shqipon Bektashi ( Heidenheim , liga e trete ) eliminoi Kampionin e 6- te fishte te Kupes se Gjermanise, SV Werder Bremen 3:2. Bektashi nuk ishte i pranishem dhe nuk do te luaj edhe dy jave pasi eshte i lenduar dhe per nje vit eshte huazuar nga SC Freiburg ne ligen e trete. SC Freiburg i Beg Feratit u eliminua nga ish- ekipi i Altin Rrakllit, SpvgG Unterhaching 3:2. Ne para lagjen e Mynihut, luan Valonis Kadrijaj qe nuk u aktivizua ne kete ndeshje. Flamur Kastrati u aktivizua per 20 minuta ne fitoren e MSV Dusiburg kunder SV Babelsberg 2:0, ndersa, Gjasula nuk luajti asnje minute. Pasi ne dy humbjet ne Kampionat nuk po ia del ti japi nje pershtatje lojes se ekipi te ri. Andis Shala me Hallscher SC u eliminua ne minutat e fundit nga ekipi i Bundesliga 2, Eintracht Frankfurt 0:2. Shala luajti per 70 minuta. Ekipet e 7 futbollisteve tjere qe kaluan turin dhe nuk luajten asnje minute jane Altin Lala , Hannover 96 fitoj 4:0 kunder Wismar. Edmond Kapllami, FC Ausburg fitoj 2:1 kunder Oberhausen. Albert Bunjaku, FC Nyrnberg fitoj 5:1 kunder Bielefelf. Fanol Perdedaj, Hertha BSC fitoj 4:0 kunder Mojzelvic. Odise Roshi, FC Köln fitoj 3:0 kunder Vajdenbryk, Faton Toski, VfL Bochum fitoj kunder Hansa Rostock pas ekzekutimit te penalltive 5:3 dhe Roland Gercaliu , Ingolstadt fitoj 4:1 kunder Oberneuland. Ekipet ne xhiron e dyte te DFB Pokal do marrin nga 279 000 euro dhe nese FC Bayern München e kalon turin, ekipi qe do luaj kunder tyre do marre 2 milion euro nga shitja e te drejtes televizive per te pare ndeshjen ne Televizionin shteteror. Prej Shqiptareve vetem Harun Isa me 2001 ka arritur ne finale dhe ka humbur kunder Schalke 04. Fatmir Vata ka qene dy here ne gjysemfinale me Arminia Bielefeld 2005 dhe 2006. Te shpresojme se kete edicion ndonje shqiptar do behet fitues i kesaj Kupe!!! Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6904 |